Site icon Telegrafi

Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja

Ish-kryetari i Komunës së Podujevës dhe deputeti aktual e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka demantuar raportimet nga disa media se kinse ai do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një lajm i rremë i publikuar nga një portal se kinse ai do të jetë ë listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale.

“Një lajm i tillë në kohë fushate,  përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu, transmeton Telegrafi.

Veliu ka thënë se “për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja”.

“Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version