Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski po qëndron në Gardën kombëtare të Vermontit, në kuadër të programit të partneritetit dhe bashkëpunimit.
Me këtë rast, Veliçkovski do të realizojë takime me krerët e komandës së gardës në Vermont.
Ata do të diskutojnë për format e pjesëmarrjes së mëtutjeshme në ushtrime të përbashkëta dhe aktivitete, si edhe për misione ndërkombëtare paqeruajtëse.
Vizita e Veliçkovskit në SHBA përfundon më 15 qershor./Telegrafi/