Vedat Muriqi ka shënuar dy gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Liga, mes Mallorcas dhe Las Palmasit që u mbyll 3-1.
Muriqi fillimisht shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë.
Nuk vonoi shumë dhe Muriqi shënoi edhe golin e dytë Las Palmasit. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Nga SofaScore, sulmuesi i Kosovës u shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.2.
Ai luajti 86 minuta dhe përveç golave, ai goditi edhe shtyllën njëherë që ia mohoi het-trikun.
Sulmuesi fitoi edhe shtatë duele dhe kishte edhe dy pasime kyçe për bashkëlojtarët.
Muriqi ka gjashtë gola në La Liga këtë sezon, duke shtuar edhe dy asistime. /Telegrafi/