Pronari i lokalit në Velipojë, Besnik Zenuni, 55 vjeç ka ndërruar jetë disa çaste më parë në Spitalin e Traumës në tiranë pasi nuk mundi t’i rezistonte djegieve të mëdha që mori në trup.
Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe djali i tij Hektor Zenuni, 33 vjeç.
Lëndimi i tyre erdhi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, që shkaktoi zjarr të madh në kompleksin “Fishta” në Velipojë.