Site icon Telegrafi

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Pasditen e së dielës ka ndërruar jetë profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.

“Miq, familjarë të dashur ju njoftojmë që babai ynë  Prof. Dr.sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje te varrimit ju njoftojmë!”, ka njoftuar në Facebook e bija e meteorologut.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Ai mbahet në mend nga publiku për parashikimin e shpejtë dhe të saktë të motit./Telegrafi/

Exit mobile version