Telegrafi

Vdes ortopedi i njohur Faton Morina

Ka ndërruar jetë ortopedi i njohur në Kosovë, Faton Morina. 

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtor, kolegial dhe i urtë, me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të  përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve  të rinj

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/