Site icon Telegrafi

Vdes një person pasi goditet nga treni në Klinë

Një person ka vdekur këtë të enjte pasi është goditur nga treni në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë.

Policia ka njoftuar se fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit policorë, është kuptuar se bëhet fjalë për incident.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve”, thuhet në njoftimin për media.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident. Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”./Telegrafi/

Exit mobile version