Vdes një person në Podujevë, ra nga traktori derisa po punonte arën
10/10/2022
Një person nga Podujeva ka pësuar lëndime vdekjeprurëse , pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese.
Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


