Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske Serbe, Artemike Radosavljeviq ka vdekur në moshën 85 vjeçare nga COVID-19.
Siç raportojnë mediet serbe, ai po trajtohej për COVID-19 në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevë.
Para Artemijes, betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amofilije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Kujtojmë se Artemije i cili ishte përgjegjës për Kosovën u zëvendësua nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në vitin 2010 për shkak të keqmenaxhimit financiar të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit dhe në vitin 2015 ai u përjashtua nga kisha. /Telegrafi/