Ka vdekur 26-vjeçari Auron Thaqi, i cili po trajtohej në repartin intensiv në QKUK, për shkak të plagëve të rënda që mori nga therja me thikë gjatë së shtunës.
Siç njofton zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, një natë më parë viktima ishte gjetur shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.
Ai shton se pas therjes me thikë dyshohet se viktima është hedhur nga një automjet nga persona të panjohur.
Lidhur me rastin policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë. I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia”, tha Bytyqi.
Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit./Telegrafi/