Site icon Telegrafi

Vdes mjekja e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta mjekja e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë, dr. Azijada Jamini.

Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ne Facebook i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tashmë së ndjerës, Jamini.

“Dr. Azijada Jamini e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme. Në vitin 1985 ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dr. Jamini ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, kanë shkruar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version