Site icon Telegrafi

Vdes ish-presidenti i FIFA-s

Ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti i FIFA-s, Joao Havelange.

Ish-vaterpolisti brazilian e ka mbajtur këtë post për plot 24 vjet. Havelange u përzgjodh në krye të FIFA-s në vitin 1974.

Ai ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e FIFA-s pas Jules Rimet . Ai mori titullin e Presidentit të Nderit kur largua prej detyrës.

Ai ka shërbyer si anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga viti 1963 deri 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version