Irrfan Khan, aktori i cili luajti në filma si “Slumdog Milioner” dhe “Life Of Pi”, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin të mërkurën në mëngjes, në Mumbai.
Ai ishte 53-vjeçar dhe ka lënë pas vetes bashkëshorten Sutapa Sikdar dhe dy djemtë e tij, Babil dhe Ayan.
Lajmet për vdekjen e tij u konfirmuan nga zëdhënësi i Khan.
“Jam dorëzuar”, ishte një nga fjalët e shumta që Irrfan shprehu në një shënim të përzemërt që ai shkroi në vitin 2018, duke u hapur në lidhje me luftën e tij me kancerin.
“Dhe një njeri me pak fjalë dhe një aktor i shprehjeve të heshtura me sytë e tij të thellë dhe veprimet e tij të paharrueshme në ekran”, deklaroi zëdhënësi i Khan.
“Është e dhimbshme që këtë ditë të ju njoftojmë për vdekjen e aktorit. Irrfan ishte një shpirt i fuqishëm, një njeri që inspiroi shumë nga njerëzit. Pasi u godit nga rrufeja në 2018 me lajmin për një kancer të rrallë, ai mori jetën menjëherë pasi erdhi dhe ai luftoi betejat e shumta që erdhën me të. I rrethuar nga familja e tij, për të cilën është kujdesur më së shumti, u nis për në parajsë. Të gjithë lutemi dhe shpresojmë se ai është në paqe”, vazhdon ndër tjerash zëdhënësi i Khan.
Aktori i njohur i Bollywood-it është shfaqur në më shumë se 100 filma, përfshirë Bollywoodin, “Piku”, “Maqbool”, “Haasil” dhe “Paan Singh Tomar”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lBg_kZbA8as