Pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës, një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.
Ndërkaq, policia njofton se edhe personi i dytë ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’i qëndrojë plagëve të marra.
“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, tha Krasniqi.
Të dy viktimat janë vëllezër teksa dyshohet se u vranë nga fqiu i tyre 65 vjeçar.
Pretendohet se vrasja ndodhi për çështje pronësie. Dorasi ende gjendet në arrati. /Telegrafi/