Bernardo Bertolucci, regjisori i filmave “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori i fundit”, vdiq në Romë, në moshën 77-vjeçare, njoftoi sot media italiane.
I lindur në Parmë më 1941, ishte fitues i dy çmimeve Oscar – për regjinë dhe skenarin e “Perandorit…”. Ai njihej për stil të guximshëm, ndërsa famë botërore ka marrë pas kontroversave me skenat e seksit eksplicit te “Tango e fundit në Paris”, me Marlon Brandon në rol kryesor.
Ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtë të kancerit.
Bertolucci e nisi karrierën si asistent i Pier Paolo Pasolinit, në vitin 1961, në filmin “Accattone”. Në vitin 1962, në moshën 21-vjeçare bën regjinë e parë (filmi “La Commare Secca”).
Filmi i tij i fundit, “Unë dhe ti”, pati premierën në festivalin e Kanës më 2002.
Bertolucci kishte një yll në Shëtitoren e Famës në Hollivud dhe një Palmë të Artë të Nderit të ndarë nga Festivali i Filmit në Kanë. /Telegrafi/