Site icon Telegrafi

Vdes babai i Haxhi Shalës, nipi i tij thotë se vdiq me mall që ta shihte edhe një herë djalin

Ka ndërruar jetë Xheladin Shala, babai i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa djali i Haxhi Shalës ka bërë një postim në Facebook, duke shkruar se ai ka vdekur me mallin që ta shihte djalin e tij, transmeton Telegrafi.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala.U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje”, ka shkruar ai.

Tutje, nipi i tij, Flakron Shala thotë se “mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë”.

Ndryshe, Haxhi Shala po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, ku ai po akuzohet se ka kryer krime lufte./Telegrafi/

Exit mobile version