50 vjeçari ka ndëruar jetë mbrëmë në zjarrin që e kaploi shtëpinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarri përfshiu katin e tretë të shtëpisë, në pronësi të N.T në rrugën “21”.
Pas fikjes së zjarrit nga ana e Brigadës për mbrojtje kundërzjarrit është gjetur trupi i 50 vjeçarit.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion, ndërsa hetimi në vendin e ngjarjes do të bëhet për gjatë ditës së sotme, pasi të zbulohen arsyet e zjarrit./Telegrafi/