Site icon Telegrafi

VDEKJES

Poezi nga: Anna Akhmatova
Përktheu: Maksim Rakipaj

Dikur do të vish, pse s’vjen menjëherë?
U lodha duke të pritur.
Ja, e fika dritën dhe ta hapa derën
Që të hysh shpejt, pa trokitur.

Merr në daç pamjen që dëshiron më shumë,
Fluturim si fishek me helm,
Ose fshehtas, si vjedhës, pa bërë zhurmë,
A si tifo, në të pëlqen.

Ose sajoje pas qefit një përrallë
Që kushdo e ka dëgjuar,
Sikur qe një me kapele blu në shkallë
Një që e pa, u tmerrua.

Unë njësoj e kam. Uturin Jenisej,
Ja, Ylli Polar vezullon.
Sytë e kaltër nga dashuria shkëlqejnë
Dhe tmerri i fundit kalon.

Exit mobile version