Site icon Telegrafi

Vdekja e të riut në bjeshkët e Deçanit, policia njofton se nga rrokullisja e kamionit u lëndua edhe një person tjetër

Një i ri nga Deçani ka humbur jetën dje në bjeshkë, si pasojë e rrokullisjes me kamion.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

Sipas njoftimit thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:25,në bjeshkën e fshatit Isniq-Deçan, e quajtur (Pleqe).

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё  dy (2) personat qё ishin nё kamion janё lёnduar, tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor ёshtё liruar pёr nё shtёpi”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti cilësohet “Hetim i Vdekjes”.

Lidhur me këtë rast kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të të riut nga fshati Isniq, Elvis Osdautaj. Në emrin tim personal dhe të komunës së Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Osdautaj, shokët dhe gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/

Exit mobile version