Site icon Telegrafi

Vdekja e pacientit në 2020-ën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq 5 mjekët

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal pasi akuzohen për  “Neglizhencë në trajtimin mjekësor” të Bledar Sherifajt.

Ky i fundit ndërroi jetë në 2020-ën, pasi pesë mjekët, sipas Prokurorisë së Fierit, neglizhuan trajtimin mjekësor të tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version