Site icon Telegrafi

Vdekja e djalit të madh, diagnostikimi i djalit tjetër me autizëm dhe vajza me sëmundje të zemrës – jeta e trishtuar e Stallone prapa kamerave

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Sylvester Stallone është një prej emrave më të njohur në kinematografinë botërore. Ikona hollivudiane e filmave aksion ka një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme pas vetes, mirëpo jeta prapa kamerave nuk ka qenë po aq e gëzuar për aktorin e famshëm.

Nga martesa me Sasha Czack, yllit hollivudian i lindën dy djem, njëri nga të cilët i vdiq në moshë 36 vjeçare kurse tjetri u diagnostikua me autizëm. Ai ka edhe tri vajza nga martesa me Jennifer Flavin, ndërsa më e madhja si foshnje ishte diagnostikuar me një problem në zemër, me ç’rast u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike. Më poshtë, Telegrafi jua sjell tregimin për fëmijët e Stallone.

Sage Stallone ka qenë djali i madh i Sylvester, i cili ndoqi hapat e babait duke u bërë aktor, regjisor dhe producent filmik. Ai lindi në vitin 1976 në Los Angeles nga lidhja e ikonës hollivudiane me aktoren dhe regjisoren, Sasha Czack, duke qenë kështu vëllai i Seargeoh ‘Seth’ Stallone dhe gjysmëvëllai i vajzave aktorit, Sophia, Sistine, dhe Scarlet Stallone.

Sage Stallone dhe xhaxhai i tij, Frank Stallone (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Debutimin filmik Sage e pati përkrah babait të tij në “Rocky V” (1990) duke luajtur djali e protagonistit kryesor, Robert Balboa Jr. Po ashtu, ai luajti me babanë e tij edhe në filmin “Daylight” (1996). Një fotografi i Sage si fëmijë pranë babait të tij u paraqit edhe në filmin e vitit 2015, “Creed”.

(Foto: Toby Canham/Getty Images/Guliver)

Sage Stallone u gjet i vdekur më 13 korrik 2012 në shtëpinë e tij në Studio City të Los Angelesit (në moshë 36 vjeçare). Ai nuk kishte kontaktuar me askënd katër ditë para se të gjendej i vdekur. Autopsia dhe testet toksikologjike treguan se Sage kishte vdekur si pasojë e sëmundjes koronare të zemrës të shkaktuar nga ateroskleroza. Në atë kohë, ai ishte në një lidhje serioze dhe i fejuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sylvester Stallone

Seargeoh Stallone është djali i dytë i 72-vjeçarit nga martesa me Sasha Czack. Ai ka lindur në vitin 1979, ndërsa në moshën trevjeçare u diagnostikua me autizëm. Përkundër terapive të shumta, nuk ka arritur ta tejkalojë problemin e tij. Sylvester e kishte kuptuar se diçka nuk ishte në rregull me sjelljen e djalit të tij kur kishte pozuar me të për ballinë e revistës People. Seargeoh kishte filluar t’i përsëriste fjalët dhe kishte pasur vështirësi në ecje. Pas një sërë ekzaminimesh, mjekët e diagnostikuan me autizëm. Që atëherë, ai ka ndjekur një sërë programesh dhe terapish të ndryshme, si edhe ka shkuar në shkollë të veçantë.

Stallone refuzoi ta linte në institucione të posaçme mjekësore dhe e mbajti me familjen duke e edukuar njësoj si fëmijët tjerë. Për më shumë, ai debutoi në filmin “Rocky II” (1979) në rolin e Robert “Rocky” Balboa Jr.

Seargeoh kalon pjesën më të madhe të kohës i vetmuar, ndërsa edhe paparacit e respektojnë privatësinë e tij duke mos e ndjekur shumë. Në një mënyrë, ai qëndron larg syrit të publikut.

Sophia Rose (e lindur në vitin 1996) është vajza e madhe e Stallone nga martesa me Jennifer Flavin. Kur ishte vetëm dy muaj e gjysmë, asaj i ishte zbuluar një vrimë në zemër. Në këtë mënyrë, iu desh ndërhyrja kirurgjike me zemër të hapur dhe i janë dashur disa vite për t’u shëruar tërësisht. Tash ajo bën jetë të shëndetshme dhe jeton jetë normale.

Sophia Rose Stallone dhe Sistine Rose Stallone (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for bohooo/Guliver)

Sistine Rose Stallone (e lindur në vitin 1998) është vajza e dytë e aktorit nga martesa me Flavin, e cila nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, ndërsa pëlqen të ndjekë një karrierë në modelizëm. Ajo refuzon të falë për jetën private edhe pse është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Sistine Stallone, Scarlet Stallone dhe Sophia Stallone (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Scarlet Rose Stallone (e lindur në vitin 2002) është vajza e vogël e Sylvester nga martesa me Jennifer. Ajo është një person privat dhe i pëlqen të qëndrojë larg mediave dhe shumë rrallë flet për jetën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version