Një familje e paemëruar nga Wiltshire i Anglisë, e ka dërguar në një shtëpi ankandesh një vazo kineze të cilën për shumë vjet e mbanin pranë oxhakut.
Ata e dinin se ishte e vlefshme, pasi e kishin trashëguar nga një xhaxha i pasur, por nuk mendonin se mund të shitej për 360 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, kjo vepër arti ishte vlerësuar vetëm dymijë euro, por pasi është prezantuar te profesionistët, çmimi saj për rritur për shumë herë.
Kjo vazo del se i përket Dinastisë Qing, që ka sunduar në Kinë për një kohë të gjatë.
Nuk dihet se si ka arritur në Britani të Madhe, por dyshohet se prej vitit 1910 e ka pasur vetëm një pronar, i cili e ka lënë trashëgim te fëmijët e vëllait.
Objekti nga qeramika që është i gjatë 26 centimetra, do të studiohet për formën e punimit dhe figurat e veçanta. /Telegrafi/