Vazhdon trendi i rritjes së studentëve të rinj, dhe kjo e konfirmon besueshmërinë, punën e pakursyer me studentë, cilësinë në studime që ofron institucioni lider në arsimin e lartë në Kosovë, UBT.
Të motivuar dhe me pasion ndaj profesioneve që kanë zgjedhur, një numër i madh i të rinjve, në këtë vit të ri akademik, për herë të parë i filluan studimet në UBT.
Ata zgjodhën të bëhen pjesë e UBT-së sepse vetëm në këtë institucion, sipas tyre, mund të përjetojnë nivelin më të lartë të studimeve, dhe se është një institucion të licencuar dhe të njohur për ekselencë dhe për standarde të larta, pjesë e organizatave më të rëndësishme dhe më të njohura botërore për matje të cilësisë.
Programet e akredituara në UBT i përkasin fushave të cilave u mungojnë ekspertët, andaj studentët e UBT-së gjejnë punë ende pa i përfunduar studimet, ashtu siç kanë gjetur mbi 98% e studentëve tanë tash e gati 20 vite.
UBT ofron programe të shumta studimi dhe disa të tjera në proces të akreditimit, rreth 200 specializime, qindra bursa studimi në UBT dhe për studime në rreth 500 universitetet tona partnere, më shumë se 100 laboratorë të sofistikuar dhe të pajisur me mjetet më bashkëkohore në nivel botëror, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë̈ vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim ende pa i përfunduar studimet, e shumë mundësi të tjera.