Site icon Telegrafi

Vazhdon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e muajit mars në kuadër të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët do ta nisin në udhëtim te Izraeli të shtunën e 25 marsit.

Ndërkohë tre ditë më vonë, më 28 mars Kosova në Prishtinë pret Andorrën dhe shitja e biletave për këtë sfidë është duke vazhduar edhe pse interesimi është shumë i madh.

FFK ka njoftuar se ka ende bileta për duelin që zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Andorra, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 28 mars 2023, në orën 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, vazhdojnë të shiten përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!
Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Exit mobile version