Barcelona ka triumfuar me lehtësi në udhëtim te Crvena Zvezda me rezultat 5-2 në kuadër të rrethit të katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Ingino Martinez kaloi katalunasit në epërsi, kur realizoi pas vetëm 13 minutash lojë me një asistim të Raphinhas.
Por, skuadra vendase i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Silas (27’).
Kaq ishte gëzimi i tyre, pasi Robert Lewandowski riktheu epërsinë me golin e shënuar në minutën e 43-të, ndërsa Raphinha ishte sërish asistua.
Sulmuesi polak ia doli të realizonte edhe në minutën e 53-të, por kësaj radhe me një asistim të Jules Kounde.
Për 4-1 u përkujdes Raphinha që shënoi pas vetëm dy minutash, derisa Kounde kompletoi asistimin e tij të dytë.
Fitoren e katalunasëve e vulosi Fermin Lopez ku shënoi për 5-1 në minutën e 76-të, ndërsa Kounde kompletoi het-trikun e asistimeve.
Të turpëruar tashmë nga skuadra katalunase, Crvena shënoi golin e dytë me anë të Milson (84′) për 5-2.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa në rrethin e pestë takohen me Brest. /Telegrafi/