Site icon Telegrafi

Vazhdon shërbimi i “Mamografisë” për gratë e Fushë-Kosovës

Gjatë ditës së hënë, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës Besnik Osmani me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale Mimoza Kolshi dhe drejtorin e QKMF Fushë Kosovë Remzi Shala, kanë pritur në takim Drejtorin e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës Izet Sadiku.

Kjo u bë e ditur nga në një njoftim të bërë nga komuna e e Fushë Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thueht se ky vendim për të vazhduar shërbimin e mamografisë falas është një hap shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërmjet komunave.

“Vazhdimi i marrëveshjes me Komunën e Prishtinës për t’i lejuar gratë nga Fushë-Kosova të kenë qasje në shërbimet e mamografisë është një hap sa i nevojshëm aq edhe i rëndësishëm. Ky partneritet jo vetëm që adreson një nevojë imediate për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu thekson rëndesinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për komunitet”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se gratë e Fushë Kosovës do të kenë qasjë në këtë shërbim pa asnjë kompensim.

“Duke lehtësuar qasjen në shërbimet e mamografisë, gratë e Komunës së Fushë-Kosovës do të gëzojnë një qasje pa asnjë kompensim në shërbimet për të adresuar një qeshtje kaq të rëndësishme për shëndetin, prandaj inkurajoheni që të shfrytezoni ketë mundësi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version