Danimarka ka shënuar fitore ndaj Republikës Çeke me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.
Danezët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e pestë.
Jens Stryger Larsen hakoi në zonë nga goditja e këndit, ku më së miri u gjend Thomas Delaney i cili me kokë shënoi për 1-0.
Mikkel Damsgaard kishte rast të mirë në minutën e 13-të, pas tij edhe Delaney në minutën e 17-të, por që nuk arritën ta mposhtin portierin Tomas Vaclik.
Rastin e vetëm çekët e kishin në minutën e 22-të, kur Tomas Holes gjuajti, por goditja e tij u ndal nga Kasper Schmeichel.
Kur shkonim nga fundi i pjesës së parë në skenë doli Joakim Maehle i cili dërgoi një harkim të bukur në zonë duke gjetur Kasper Dolbergun, i cili nga afër shënoi për 2-0.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe danezët shkuan në pushim me një epërsi komode.
Pjesën e dytë çekët e nisën shumë mirë duke hapur ndeshjen që në minutën e 49-të.
Lojtari më i mirë i tyre Patrick Schik shënoi me një goditje të bukur në zonë për 2-1.
Ky ishte goli i pestë për çekun në këtë Kampionat Evropian që e barazon me Cristiano Ronaldon.
Yossuf Poulsen kishte rast të mirë të mbyllte ndeshjen në minutën e 78-të, por goditja e tij u prit nga Valcik.
Portieri sërish priti edhe një rast të mirë të Maehle në minutën e 82-të.
Çekia në dhjetë minutat e fundit u lëshua në sulm për të gjetur barazimin, por nuk ia arritën.
Danimarka kalon në gjysmëfinale, ku pret fituesin e ndeshjes Angli – Ukrainë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1dZu96CqKik&ab_channel=PP
https://twitter.com/zi_880/status/1411365459061100544
https://www.youtube.com/watch?v=F7Ex_QhkxK4&ab_channel=AmmarAhmed