Site icon Telegrafi

Vazhdon befasia Sheriff, nënshtron Realin në Bernabeu

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Sheriff Tiraspol ka bërë befasinë e radhës në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu (2-1).

Një harkim të bukur të Cristianos e shfrytëzoi Jasur Yakhshiboev, i cili kërceu për të shënuar me kokë (25’).

Nikoqirët u përpoqën ta barazonin rezultatin përmes Karim Benzema e Eden Hazard, por shkuan në pushim në disavantazhi.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Tentimet e Los Blancos për ta barazuar rezultatin vazhduan edhe në fraksionin e dytë, ndërsa Vinicius Junior u rrëzua në zonë dhe pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti.

Përgjegjësinë e mori sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi me lehtësi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin (65’).

Megjithatë, një kombinim i mirë ndërmjet Traore dhe Sebastien Thill, bëri që ky i fundit ta rikthente epërsinë duke e shënuar golin e fitores (90’).

Ky triumf e lë Sheriff Tiraspol lider në Grupin D me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Real Madridi mbetet në kuotën e tri pikëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5LNy2lEmnIk

https://www.youtube.com/watch?v=log03WiuaGk

https://www.youtube.com/watch?v=uD4-L229a7k

Exit mobile version