Site icon Telegrafi

Vazhdojnë punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Mitrovicën Veriore

Pamje nga punimet

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës Veriore, kjo rrugë do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj pjese dhe të të gjithë qytetarëve në përgjithësi, shkruan Telegrafi.

“Sot, zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës Veriore, kanë dalë në vizitë në vendpunimet e rrugës dhe janë shprehur të kënaqur me të gjithë punën që po bëhet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës Veriore.

Bëhet e ditur se kompania përgjegjëse për ekzekutimin e punimeve tashmë ka sjellur pajisjet dhe materialet e nevojshme për këtë fazë, siç janë kamionët, eskavatorët, tubat, pusetat dhe rëra.

Tutje thuhet se momentalisht janë duke u gëryer kanalet dhe duke u futur tubat dhe pusetat. /Telegrafi/

Exit mobile version