Site icon Telegrafi

Vazhdojnë punimet e ujësjellësit në komunën e Zhelinës

Deri në çerekun e parë të vitit që vjen, 18 vendbanimet e komunës së Zhelinës do ta zgjidhin problemin me furnizimin me ujë të pijshëm.

Investimi kap vlerë prej 665 mijë euro, para këto të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Punimet ecin sipas planit dhe afateve të caktuara. Kështu tha Goran Sugareski, ministër për Transport dhe Lidhje, gjatë inspektimit të punimeve./Telegrafi/

Exit mobile version