Site icon Telegrafi

Vazhdojnë ligjëratat e Policisë në shkollat e Hanit të Elezit dhe në Shtime

Policia e stacionit në Shtime dhe në Hanin e Elezit kanë vazhduar të organizojnë ligjërata ndërgjegjësuese nëpër shkolla. Së fundi këto aktivitete po mbahen edhe në shkolla të mesme.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate ka thënë se në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policët e stacionit në Shtime kanë realizuar ligjërata me nxënësit e klasave VI deri IX në shkollën “Emin Duraku” në Shtime.

“Temat e trajtuara gjatë ligjëratave janë: Dukuritë negative dhe substancat narkotike. Në këto ligjërata morën pjesë rreth 96 nxënës, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollës dhe personeli arsimor. Po ashtu, policia në Han të Elezit realizoi ligjërata me nxënësit e klasave VI deri IX në shkollat “Ilazi Thaqi” dhe “Kështjella e Diturisë” në Han të Elezit, ku tema e ligjëratës ishte “Dhuna në Familje”. Në këto ligjërata morën pjesë 92 nxënës”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat e tjera të komunave të rajonit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version