Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet në Kanalin Anglez, të paktën tre persona kanë vdekur, nuk dihet kombësia e tyre

Vazhdojnë kërkimet në Kanalin Anglez, ku një varkë e vogël me emigrantë ka mbetur e bllokuar në brigjet e Kentit në orët e para të mengjesit.

Një anëtar i ekipit të shpëtimit ka konfirmuar se të paktën tre persona kanë vdekur, raporton Skynews.

Gjithashtu, 43 persona të tjerë janë shpëtuar të gjallë dhe janë dërguar në Britani.

Dyshohet se 30 deri në 50 persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.

“Rojet bregdetare aktualisht po koordinojnë operacionin pas incidentit të një varke të vogël jashtë Kentit, duke punuar me Marinën, Forcën Kufitare, Policinë e Kentit dhe partnerë të tjerë”, njoftoi një zëdhënës i Agjencisë Detare britanike.

Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi planin me pesë pika për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version