Site icon Telegrafi

Vazhdojnë investimet në arsim, Rahimaj njofton se janë afër përfundimit të rinovimit të shkollës “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është afër përfundimit rinovimi në shkollën “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme.

Në kuadër të këtij rinovimi hyjnë rinovimi i shkollës, rregullimi i nyjeve sanitare, rregullimi i fushës së sportit si dhe rregullimi i këndit të lojërave për fëmijë.

“Investim në vlerë prej 130,000 eurosh, i tëri nga Komuna e Kamenicës”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se do të vazhdojë puna me projekte të reja në arsim. /Telegrafi/

Exit mobile version