Labeli i njohur shqiptar i muzikës “Babastars” ka filluar të punojë në projektin e ri muzikor.
Duke pasur suksesin e bashkëpunimit në “High 3”, i cili deri më tani është shikuar mbi 11.3 milionë herë në YouTube.
Tashmë Geti, Majki, Cozman, Skivi, Agoni dhe Onati kanë filluar të punojnë në vazhdimin e hitit.
Telegrafi ka mësuar se “High 4” ka filluar të konkretizohet dhe shumë shpejt pritet të jetë para publikut.
Ndryshe, kënga e parë që i dha epitetin e hitit është shikuar mbi 4.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/