Site icon Telegrafi

Vatra: Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Lëvizja Vatra thotë se kalimi i kufirit për në  Luginën e Preshevës është bërë i paparashikueshëm dhe mjaft shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Serbisë, po arrestohen.

Sipas Vatrës, këto veprime autoritetet serbe po i bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi.

“Pas arrestimit ata [shqiptarët] dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se viktima të këtij veprimi të Serbisë  kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit.

“Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më  herët nuk është vërejtur diçka e tillë”.

“Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiqit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Exit mobile version