Raphael Varane është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës italiane Como duke shkaktuar një befasi të madhe në tregun e transferimeve.
Qendërmbrojtësi francez kishte oferta të shumta, por në fund zgjodhi Comon, skuadër e cila këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit italian.
Varane ka treguar arsyet për këtë zgjedhje, duke thënë se projekti i klubit e bindi atë të transferohet në Serie A.
À une nouvelle aventure ensemble @raphaelvarane 💪 pic.twitter.com/Cn31I8USnU
— Como1907 (@Como_1907) July 28, 2024
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë projekt të ri dhe mezi pres të filloj dhe të takohem me ekipin”.
“Fillimisht isha kurioz të dija se për çfarë projekti bëhej fjalë dhe më pas pashë menjëherë se ishte i veçantë, ndryshe nga çdo gjë tjetër që më kishin ofruar, ndaj doja të dija më shumë”.
Read the full statement here ➡️ https://t.co/nSHiGEpzkW
— Como1907 (@Como_1907) July 28, 2024
“Sa më shumë mësoja, aq më interesante bëhej”, deklaroi Varane në momentin e prezantimit.
Te Como trajner është Cesc Fabregas, derisa kjo skuadër ka transferuar ditë më parë edhe Andrea Belottit nga Roma. /Telegrafi/