Site icon Telegrafi

Varane mund të përfundojë në Serie A, Fabregas po përpiqet ta sjellë me çdo kush te Como

Trajneri i klubit italian Como, spanjolli i njohur Cesc Fabregas, po përpiqet të sjellë në skuadrën e tij ish-yllin e Manchester United, Raphael Varane.

Como do të luajë në Serinë A në sezonin e ri dhe Fabregas “ëndërron” të sjellë si lojtar të lirë Varane me përvojë.

31 vjeçari Varane është objektivi i disa klubeve, përfshirë Inter Miami, për të cilin luan argjentinasi Lionel Messi.

Varane fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, si dhe Ligën e Kampionëve katër herë me Real Madridin. Ai mbërriti te Manchester United në vitin 2021 për 40 milionë euro dhe bëri 95 paraqitje dhe shënoi dy gola.

Sezonin e kaluar, Como fitoi promovimin nga Serie B në nivelin më të lartë të futbollit italian. /Telegrafi/ 

Exit mobile version