Takimi i sotëm i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski me kryetarin e Odës së Avokatëve në Maqedoni, Nikolla Dodevski përfundoi me deklarata protokollare për atë se çka u bisedua. Pas takimit, Vangellovski u shpreh se kishte mbetur i befasuar nga lista e gjatë e vërejtjeve që ia ka prezantuar delegacioni i Odës së Avokatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Patëm një takim të frytshëm për një listë të gjatë të problemeve me të cilat më njohu kryetari i Odës së avokatëve. Mendoj se kjo bisedë do të mundësojë që në një të ardhme të afërt të kërkohen zgjidhje për eliminimin e problemeve të atilla”, u shpreh Vangellovski.
Ndërsa Dodevski theksoi se problemet e avokatëve janë sistemore dhe si të tilla duhet të zgjidhen. Ai refuzoi të përgjigjet në lidhje me rastin e fundit të Prokurorisë Speciale “Trust” në të cilin njëri nga të dyshuarit është biznesmeni Sead Koçan./Telegrafi/