Theodoros Kolokotronis ishte një nga heronjtë kryesorë të kryengritjes për pavarësinë e Greqisë. Sipas burimeve, përfshirë ato angleze, thuhej se ishte shqiptar. Në një gravurë shihet veshur me fustanelle dhe me flokët në formën e luftëtarëve shqiptarë (të quajtur perçe).
Kolokotronis ishte pjesë e një familjeje të fuqishme që ndikoi në krijimin e kombit grek.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Les Kolokotronei” (Kolokotronisët), që i dedikohet kësaj familjeje. Kënga gjendet në albumin “Odes” të vitit 1979, realizuar në një bashkëpunim mes Vangelisit dhe Irena Papasit. Irena është arvanitase. Ndërsa, në përshkrimin e albumit thuhet se “Les Kolokotronei” është këngë tradicionale greke!? Por, vërehen elementet e melosit shqiptar. /Telegrafi/