Vazhdon të ketë polemika të mëdha për shiritin me ngjyrat e ylberit në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
Përfaqësueset evropiane janë të vendosur për ta mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit dhe me mesazhin ‘One Love’ në krahët e kapitenëve të tyre.
Megjithatë një gjë e tillë është e ndaluar nga FIFA dhe organizatori Katari.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vendosur që lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit ‘One Love’ para fillimit të ndeshjes të ndëshkohen me karton të verdhë.
Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk është i vendosur për ta mbajtur shiritin, por thotë se nuk i pëlqen që të ndëshkohet qysh në fillim me të verdhë.
“Ndaj Senegalit do të mbaj shiritin ‘One Love’. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë”.
Nëse marr një karton të verdhë për veshjen e tij, duhet ta diskutojmë sepse nuk më pëlqen të luaj ndërsa jam i kushtëzuar”, deklaroi kapiteni i Holandës. /Telegrafi/