Telegrafi

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Pas fitores së Liverpoolit ndaj Wolves, atmosfera në Anfield u ngarkua me një përzierje lumturie dhe pikëllimi.

Mes festimeve pas ndeshjes, Van Dijk dhe Jurgen Klopp gjetën njëri-tjetrin për të ndarë një përqafim të përzemërt.

Megjithëse fjalët e tyre u mbytën nga zhurma e turmës, ishte e qartë se momenti ishte i mbushur me respekt dhe admirim të ndërsjellë.

Lotët e Van Dijk pasqyruan jo vetëm trishtimin e tij personal për largimin e Klopp, por edhe emocionin kolektiv të një ekipi që kishte arritur kaq shumë nën drejtimin e tij.

Klopp solli van Dijk në Liverpool në janar 2018 dhe mbrojtësi holandez u bë shpejt një pjesë integrale e suksesit të ekipit.

Por, lotët i shpëtuan edhe Trent Alexander-Arnoldit, që nuk arriti të përmbahej nga kjo situatë lamturmire për Kloppin. /Telegrafi/