Telegrafi

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

Legjenda holandeze Marco van Basten ka kritikuar njërin prej transferimeve të reja të Manchester Unitedit, duke e cilësuar blerjen e tij si ‘nënshkrim idiot’ dhe duke pretenduar se ai ‘nuk është një lojtar i mirë’.

Bëhet fjalë për mesfushorin Manuel Ugarte i cili luajti titullar për herë të parë ndaj Tottenhamit që prej transferimit të tij prej 42 milionë eurosh nga PSG-ja.

Unitedi e mbylli afatin kalimtar veorr me blerjen e uruguaianit, duke menduar se ai do të rregullonte problemet e tyre në mesfushë duke i dhuruar një kontratë pesë vjeçare.

Sidoqoftë, dy herë fituesi i Topit të Artë, Van Basten, nuk u kursye aspak nga fjalët duke kritikuar vendimin e United për të nënshkruar me Ugarten.

“Unë e pash një lojtar të ri duke ecur tek Manchester United, (Manuel) Ugarte, për 50 milionë euro. Si po ecën ai djalosh aty? Është e çuditshme sa shumë ka vendosur (Ten Hag) të investojë në lojtar që nuk janë të mirë”, ka thënë Van Basten.

I transferuar si një mesfushor që prish aksionet e kundërshtarëve, Ugarte pati vështirësi që të përshtatet me ritmin e lojës ndaj Tottenhamit duke u zëvendësuar eventualisht nga Christian Eriksen.

Van Basten në fakt shkoi aq larg sa që tha se Unitedi nuk e ka asnjë super lojtar dhe se askush nuk i udhëheq ata.

“Më thuaj një super lojtar tek Manchester United? Tek çdo klub ju e shihni një super lojtar. Rashford është shumë i keq. Bruno Fernandes është një lojtar i mirë, Onana është një portier i mirë, kaq”.

“Casemiro ka përfunduar. Garnacho është një lojtar mesatar, por askush nuk e udhëheq atë ekip”, përfundoi ai./Telegrafi/