Site icon Telegrafi

Valverde refuzon të besojë se lufta për titull ka mbaruar edhe nëse Barca mposht Atleticon

Bosi i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka hedhur poshtë sugjerimet se lufta për titull në La Liga do të marrë fund në rast se ekipi i tij mposht Atletico Madridin këtë fundjavë në Camp Nou.

Një fitore do të çonte Barcelonën me 11 pikë përpara Atleticos me shtatë ndeshje të mbetura.

“Për shumë njerëz, kampioni u vendos në janar. Më pas humbisni një ndeshje dhe kampionati menjëherë hapet. Ne duhet të vazhdojmë mirë deri në fund”.

“Nëse humbisni 2-0 me tri minuta të mbetura, atëherë barazimi është rezultat i mirë”

“Por, synimi jonë është të fitojmë. Gjithçka mund t ëndodhë në një ndeshje, por ne mendojmë për fitore. Tri pikët janë vërtet shumë të rëndësishme për dyja ekipet”, u shpreh Valverde. /Telegrafi/

Exit mobile version