Telegrafi

Valverde: Nuk mendojmë rotacionin

Rotacioni në ekipin e Barcelonës nuk mendohet nga Ernesto Valverde, para ndeshjes me Getafen.

Nëse Zinedine Zidane mendon që skuadra duhet të ketë ndryshime, kjo nuk pritet të ndodh me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Rotacion? Do ta shohim, kemi tri ndeshje këtë javë dhe do ta fillojmë me ekipin e parë”.

“Do ta shohim si do të shkojnë gjërat dhe si do të jetë gjendja e lojtarëve. Rotacioni dhe ndryshimet.. për ne ka rëndësi vetëm të fitojmë, të mos e harrojmë këtë”.

Valverde u pyet edhe për barazimin e Real Madridit që e arriti javën e shkuar.

“Nuk shqetësohemi aq shumë se çfarë bëjnë ekipet e tjera”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/