Ernesto Valverde shprehu kënaqësinë e tij për treshe e sulmit të Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmman, pasi ata fituan në udhëtim te Eibari sot (e shtunë) pasdite në kudër të La Ligas.
Treshja Messi, Suarez dhe Griezmann e njohur ndryshe si ‘MSG’, shënuan secili nga një gol në fitoren e tyre ndaj Eibarit me rezultat 3-0.
Pas disa ndeshjeve të vështira dhe duke mos luajtur shpesh së bashku, duket se MSG më në fund po fillojnë ta kuptojnë njëri-tjetrin në fushë.
Bashkëpunimin dhe kuptimin mes njëri-tjetrit e ka lavdëruar edhe trajneri i tyre, Valverde, i cili është i kënaqur me këtë.
“Ishte çështje kohe dhe duhej për të luajtur disa ndeshje. Në fund të fundit, lojtarët e shkëlqyeshëm gjithmonë gjejnë njëri-tjetrin në fushë dhe e dinë se ku do të jenë shokët e skuadrës së tyre dhe e dinë se ku do të shkojë pasimi”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Ata kanë marrë pjesë dhe kanë punuar shumë. Ky është shpërblimi. Ata shënuan nga një gol secili, ata e kuptuan mirë njëri-tjetrin”.
“Lojtarët e rinj po gjejnë vendin e tyre dhe po përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin. Është çështje kohë përpara se ata ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/