Telegrafi

Valverde i kënaqur me fitoren ndaj Gironës

Barcelona ka marrë një fitore të lehtë nga udhëtimi në Girona.

Lideri aktual i La Ligës, ka triumfuar edhe në ndeshjen e gjashtë në kampionatin spanjoll me rezultat 0-3.

Trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e arritur.

“Ishte një fitore e madhe në një atmosferë të mrekullueshme dhe jemi të kënaqur që morëm tri pikë”.

“Sezoni është ende i gjatë dhe shtatë pikë nuk janë asgjë, personalisht jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës”, deklaroi Valverde.
Në fund trajneri i Barcelonës ka folur edhe për mesfushorin Andres Iniesta.

“Iniesta është në gjendje shumë të mirë dhe luan një rol të madh në lidhjen e shokëve të tij. Ne jemi shumë të kënaqur me punën e ti”.

“Andres ka qenë një lojtar i rëndësishëm për klubin për shumë vite dhe do të mbetet kështu”, përfundoi Valverde. /Telegrafi/