Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për pritjen e tij në lidhje me partneritetin më mes të Antoine Griezmann dhe Lionel Messin.
Griezmann, i cili përfundoi lëvizjen e tij të diskutueshme prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi në fillim të këtij muaji, është bashkuar me skuadrën në turneun para-sezonal në Japoni.
Megjithatë, argjentinasi Messi nuk ka udhëtuar fare pasi klubi i dha atij një pushim shtesë pas impenjimit në Copa America.
Messi dhe Luis Suarez pritet të kthehen në stërvitje të plotë në fillim të gushtit dhe Valverde është i bindur se treshja do të krijojë një lidhje të menjëhershme.
“Lojtarët e mirë tentojnë të kuptojnë njëri-tjetrin shpejt në fushë”.
“Ne do të presim e të shohim, por unë kam shpresa të mëdha”, ka deklaruar Valverde.
Ndryshe, edhe Griezmann ka deklaruar para disa ditësh se mezi pret të stërvit dhe të luajë çdo ditë me Messin. /Telegrafi/