Barcelona ka fituar titullin e radhës në La Liga të shtunën, pasi e kanë mposhtur Levanten me rezultatin 1-0 në Camp Nou.
Lionel Messi ishte në bankën rezervë, por ai hyri në pjesën e dytë duke shënuar golin e fitores dhe Ernesto Valverde është i kënaqur që skuadra e tij është kurorëzuar me titullin e më të mirit në Spanjë.
“Fitimi i titullit me këtë distancë, kundër këtyre kundërshtarëve, është i vështirë”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Gjithashtu është e vështirë për ta bërë atë dy vjet radhazi”.
“Ne jemi të lumtur, dhe duke parë njerëzit teksa gëzohen, na jep të gjithëve krenari”.
Në fund, trajneri spanjoll shtoi se tani skuadra e tij do ta ketë fokusin në Ligën e Kampionëve, ku i pret ndeshja me Liverpoolin në Camp Nou me 1 maj. /Telegrafi/