Barcelona pritej të festonte në udhëtim ndaj Liverpoolit, për të kaluar në finale të Ligës së Kampioneve, por në fund humbën 4-0 dhe Ernesto Valverde nuk po mund ta besojë se kjo ka ndodhur.
Liverpool ka kaluar tutje me rezultat 4-3, duke prekur finalen për herë të dytë në dy vite radhazi.
“Ata ishin më të mirë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Rezultati ishte 4-0 dhe nuk ka rast për justifikime”.
“Goli i tyre i dytë na dëmtoi masivisht dhe i treti erdhi menjëherë pas tij”.
“Ata luajtën mirë dhe ne duhet t’i përgëzojmë për arritjen e finales”.
Valverde ua kishte kujtuar lojtarët të tij para ndeshjes, atë mbrëmje me Romën në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.
“Gjëja më e dhimbshme është se kjo ka nga ka ndodhur më parë”.
“Është shumë e dhimbshme për ne, veçanërisht për tifozët tanë. Është viti i dytë me radhë që e kemi përjetuar këtë”.
Ai foli edhe për golin e katërt që u shënua nga Liverpool ku mbrojtja e tij ishte në gjumë.
“Më befasoi mua dhe të gjithë. Ishte e pabesueshme dhe na nxori jashtë”, deklaroi Valverde. /Telegrafi/