Barcelona po bëhet gati t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa Enresto Valverde ka mjaftë punë për ta zvogëluar numrin e lojtarëve në mesfushë pasi ky repart është i mbipopulluar.
Numri aktual i mesfushorëve është 10 dhe mund të arrijë në 12.
Kjo pasi Barca është afër dyshes Marco Verratti dhe Dani Ceballos.
Luis Enrique e kishte bazuar lojën në disa lojtarë, por kishte minuta më shumë për Ivan Rakitic, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets.
Andre Gomes, Denis Suarez, Arda Turan dhe Rafinha, luajtën më pak.
Carles Alena dhe Sergi Samper,pothuajse nuk luajtën kurrë, ndërsa Sergi Roberto u provuan në disa pozicione.
Të prirë që të largohen më parë nga Camp Nou janë Samper, Arda dhe Rafinha. /Telegrafi/